1/8

2013

Muzeu etnologjik- shtËpia e Shehzades

Prizren

IRD International Relief & Development dhe

Komuna e Prizrenit

Shtëpia Shehzade është ndër ndërtesat vernakulare të banimit, të ndërtuara në shekullin e XIX-të në qytetin e Prizrenit me vlera të larta artistike, historike, estetike dhe teknike. Ky shembull, ilustron aspekte socio-kulturore të një qytetërimi dhe stilin e jetës së tyre si dhe dokumenton një teknologji të avancuar të ndërtimit dhe arkitekturës të shekullit të XIX-të.

Ideja kryesore e këtij projekti ishte zgjatja e jetëgjatësisë së monumentit duke ruajtur autenticitetin në masë të madhe, prandaj gjatë këtij projekti të restaurimit ne e zëvëndësuam materialin, por jo imazhin.

Fillimisht, objekti i  e dëmtuar rëndë strukturalisht u konsolidua për të siguruar integritetin strukturor. Elementet arkitekturore, origjinale në gjendje të mirë u ruajtën ndërsa elementët e dëmtuar u zëvendësuan me replikat e tyre. Të gjitha këto ndërhyrje arkitekturale janë bazuar në fotografitë dhe dokumentet e vjetra të ndërtesës dhe gjurmët e gjetura në lokacion, gjithëmonë në konsultime të vazhdueshme me ekspertë dhe institute të lidhura me trashëgiminë.

Projekti i Restaurimit, Realizimi dhe Mbikqyrja e punimeve

173 m2