
COMBINED EXPERIENCE
Për ne
Arting është një studio kreative e arkitekturës dhe ndërtimit e cila operon prej vitit 2000, me bazë në Gjakovë. Studio-ja fillimisht është themeluar nga dy inxhinier mirëpo sot në ekipin e saj numëron katër arkitektë, dy inxhinier të ndërtimit dhe një arkitekt të specializuar në restaurimin e objekteve historike. Gjatë më shumë se 18 viteve experience, ne kemi realizuar më shumë se 100 projekte në gjithë Kosovën e më gjërë. Paleta e punëve tona përfshinë tipologji të ndryshme të objekteve si banim (individual dhe kolektiv), objekte administrative, objekte të edukimit (shkolla, qendrër korrektuese, çerdhe), shëndetësi (spitale, ambulanta, qendra e forenzikës), hotelieri dhe gastronomi si dhe restaurim dhe konservim të objekteve dhe strukturave me karakter historik.
Profilet e ndryshme profesionale të ekipit tonë, na mundësojnë ofrimin e shërbimeve të ndryshme si në dizajn arkietktural (projekte ideore dhe kryesore), konsulencë dhe mbikqyrje, inxhinieri, ndërtim dhe restaurim.
Nëse jeni të interesuar të bashkëpunoni me ne, na kontaktoni në email-in tonë: info@studioarting.com