top of page

2017

Hotel Tiffany

Prizren

Investim Privat

Projekti i Adaptimit dhe Enterierit, Realizmi

dhe Mbikqyrja e punimeve

450 m2

Ndërtesa e cila sot është shëndërruar në Hotel Tiffany i ka takuar kategorisë së shtëpive të thjeshta të viteve 80. Sot, Hotel Tiffany, gjindet në qendrën historike të Prizrenit prandaj i gjithë koncepti i adaptimit të kësaj ndërtesë është bazuar në interpretimin sa më të mirë të arkitekturës dhe atmosferës tradicionale. Dhomat e hotelit janë të dizejnuara, që të japin ndjenjën e të pushuarit në një shtëpi tradicionale por e përmirësuar në një formë më të rehatshme dhe luksoze.

Materiali i drurit është përdorë në mënyrë adekuate për të shtuar një ton të një atmosfere të këndshme dhe një karakteri tradicional, sidomos në enterier të restoranit dhe dhomave. Si në të gjitha projektet tona, edhe kjo ndërtesë është realizuar me ndihmën e zejtarëve lokalë, siç janë zdrukthtarët, muratorët, krijuesit e furrës me tulla dhe të tjerët, të cilët kanë përvojë dhe kanë njohuri tradicionale në fushat e tyre përkatëse.

bottom of page