2019
SHTËPI PRIVATE
Prizren
Investim Privat
Projekti ideor dhe kryesor
282 m2
Shtëpia është konceptuar rreth kërkesës së investitorit për jetesë të përbashkët, me fleksibilitet të akomodimit të dy familjeve. Si gjithmonë në dizajnin arktektural, konteksti dhe orientimi kardinal janë variabla përcaktues të krijimit të matricës planimetrike. Hapësirat janë të organizuara në atë mënyrë që ato të ofrojnë pavarësi dhe cilësi të njejtë të hapësirës për të dy familjet, me shfrytëzim maksimal të hapësirës.
Hapësirat e funksioneve ditore kanë një skemë organizative me plan të hapur ku janë të përfshira qëndrimi ditor, darkimi dhe kuzhina, që të gjitha të integruara në një hapësirë të madhe. Hapësirat e gjumit janë krijuar për të ofruar një ambient të rehatshëm dhe të qetë.
Shtëpia ka hapësira të mëdha të hapura, si ballkone dhe patio, që lidhin hapësirat e brendshme dhe ato të jashtme. Për të vazhduar këtë ide, shtëpia ka hapje të mëdha për të krijuar komunikim vizual me natyrën dhe ambientin e jashtëm.
Forma vëllimore e shtëpisë pasqyron hierarkinë e hapësirave të brendshme, duke ju japë theks hapësirave kryesore. Materialet e përdorura në këtë projekt përfaqësojnë një dualitet midis drurit natyror dhe ngjyrës së bardhë (qumësht) për të qëndruar modest përballë kontekstit ekzistues me karakter banimi dhe për të krijuar kontraste dhe theks volumetrik.