top of page

2020

ShtËpi dhe hostel nË nËnkala

Prizren

Investim Privat

Projekti Ideor

300 m2

Shtëpia dhe hoteli do të ndërtohen në qytetin historik të Prizrenit, në zonën e quajtur "Nënkalaja". Shtëpia i përket familjes që do të udhëheqë biznesin, kështu që afërsia e ndërtesave ishte një pjesë e domosdoshme e dizajnit.

Megjithëse janë të ndryshëme në funksion, shtëpia dhe hoteli kanë shprehje të ngjashme arkitektonike për qëllim të ruajtjes së imazhit e kontekstit historik të lagjes "Nënkalaja". Projekti është hartuar me udhëzime të Ligjit për Qytetin Historik të Prizrenit, Ligjit për Trashëgiminë Kulturore të Kosovës, udhëzimeve, kartave dhe etikave ndërkombëtare për Ndërhyrjet në Zonat Historike dhe në konsultim të vazhdueshëm me institucionet lokale dhe shtetërore përgjegjëse për Trashëgiminë Kulturore.

Përshtatja e ndërtesave me terrenin e pjerrët ka rezultuar me lartësi dhe vëllime të ndryshme të të dyja ndërtesave. Ato pushojnë në një terren të pjerrët, me kodrën dhe kështjellën në pjesën e prapme dhe pamjet e qendrës së qytetit përpara. Për të përfituar nga vendndodhja e shkëlqyeshme e lokacionit, shtëpia dhe hoteli kanë hapje të mëdha drejt qendrës së qytetit dhe Kalasë si pjesë e rrëfimit historik të projektit dhe qytetit. Për të vazhduar këtë ide, elementet arkitektonike tradicionale si galeritë (çardak), grilat prej druri (çepengat) u prezantuan në pjesën e jashtme dhe të brendshme, duke riinterpretuar njohuritë dhe traditën e mësuar nga mjeshtrat e zotë të së kaluarës.

bottom of page