top of page

2008

SHKOLLA E MUZIKËS 

pRENK JAKOVA

Gjakovë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Dizajni Arkitektural

2165 m2

Ideja kryesore e të këtij projekti është të krijoj hapësirë funksionale dhe frymëzuese për ushtrimin dhe interpretimin e muzikës, duke i kushtuar vëmendje dhe respekt arkitekturës tradicionale në rrethinë.

Shpërndarja e funksioneve ështe konceptuar në bazë të programit funksional të kërkuar nga investitori, orientimit kardinal dhe formës së parcelës. Funksionet janë të shpërndara në skemë centrike rreth një holli qendror, që u jep çasje klasave dhe kabineteve, komunikimit vertikal dhe sallës së koncerteve me kapacitet prej 300 vetësh.

Përdorimi i materialeve, veçanërisht në fasadë, është zgjedhur duke ju referuar dy ndërtesave historikisht të rëndësishme, të cilat gjinden afër parcellës. Muri i theksuar prej tulle, i cili merr një pjesë të madhe të fasadës rrugore, tenton të shprehë respektin për shtëpinë tradicionale të shekullit të XX-të (prej tulle) që qëndron përballë. Fasada reflektuese prej xhami në murin perëndimor, reflekton ndërtesën tjetër historike Mejtep Ruzhdije, të ndërtuar gjatë periudhës otomane si shkolla e parë fillore dhe më vonë e përdorur si shkolla e muzikës Prenk Jakova. Në mënyrë të ngjajshme, elementet arkitektonike të kësaj ndërtese historike frymëzuan hapjet gjysmërrethore të dritareve të murit të fasadës prej tulle.

bottom of page