top of page

2015

qendra korrektuese 

Lipjan

Zyra e Unionit Evropian dhe Ministria  e Drejtësisë e Kosovës

Dizajni Arkitekturor dhe Mbikqyrja e punimeve

2385 m2

Arkitektura e qendrës korrektuese për të mitur jep përshtypjen më shumë të një shkolle se sa të një burgu, edhe pse ndodhet përballë burgut shtetëror, për të rritur. Kjo tendencë është përdorur me vetëdije të plotë, si një strategji për të ndihmuar dhe ndikuar në psikologjinë e të dënuarve, që të ndjehen më shumë në një institucion arsimor se sa të dënuar. Paleta e ngjyrave e përdorur në ambiente të brendshme dhe të jashtme është një veçori e shtuar në projekt për të përfunduar këtë mendim. Përveç kësaj, grilat e dritareve (të paevitueshme) të kërkuara nga klienti, janë të dizajnuara në një model artistik, larg dizajnit tipik të një burgu.

Skema funksionale u zhvillua në bazë të kërkesave të klientit (Ministrisë) dhe literaturës mbi arkitekturën dhe psikologjinë e këtyre hapësirave delikate. Të gjitha hapësirat e brendshme janë të ndriçuara dhe ventiluara natyrshëm, me oborr të brendshëm dhe hapësira të përbashkëta. Përvec klasave për mësim dhe punim të zanateve, ndërtesa ka një sallë sportive për praktikimin  e aktiviteteve sportive.

bottom of page