




1680 m2
2000
pompa e
benzinËs
Gjakovë
Investim Privat
Dizajni Arkitektural, Ndërtimi dhe Mbikqyrja e punimeve
Pompa e benzinës është projekti i parë i projektuar zyrtarisht si studio. Ndodhet në rrugën Gjakovë Prishtinë, fshati Meqë. Ndërtesa ishte dhe ende mbetet në një lokacion të pa ndërtuar, prandaj koncepti i dizajnimit të kësaj strukture ishte që objekti të jetë i dukshëm në peisazhin e qetë ndërkohë që komplimenton natyrën. Hoteli ngjitur me pompën e benzinës u shtua dy vjet më vonë, gjithashtu i dizajnuar nga zyra jonë. Hoteli është projektuar si një zgjerim i stacionit të benzinës, prandaj kur shihet nga anët, e jep përshtypjen e një ndërtese të vetme.
Ky projekt ishte mjaft sfidues duke pasur parasyshë mungesën e teknologjisë inxhinierike, të një vendi të pas luftës. Për shkak të strukturës së saj karakteristike, ky projekt ishte shpesh subjekt i studimeve analitike në departamentin e ndërtimtarisë, në Universitetin e Prishtinës