




2011
ndËrtesa e Beledijes
Prizren
Zyra e Komisionit Evropian
Projekti i Restaurimit, Realizimi dhe Mbikqyrja e punimeve
168.5 m2
Ndërtesa e Beledijes paraqet vlera të mëdha arkitekturore dhe historike të ndërtuara gjatë periudhës otomane, respektivisht në shekullin e XIX-të. Siç e tregon edhe emri, ky objekt u përdor si komunë nga administrata osmane. Hapësira shtesë u shtuan më vonë në anën perëndimore të ndërtesës origjinale me elemente arkitekturore dhe materiale të papërshtatshme, të cilat gjatë projektit të restaurimit u hoqën, për të rikthyer strukturën origjinale.
Ideja kryesore e këtij projekti ishte zgjatja e jetëgjatësisë së monumentit duke ruajtur autenticitetin në masë të madhe, prandaj gjatë këtij projekti të restaurimit ne e zëvëndësuam materialin, por jo imazhin.
Fillimisht, objekti i e dëmtuar rëndë strukturalisht u konsolidua për të siguruar integritetin strukturor dhe u be drenazhimi për të hequr lagështinë nga kati përdhe. Elementet arkitekturore, origjinale në gjendje të mirë u ruajtën ndërsa elementët e dëmtuar u zëvendësuan me replikat e tyre. Të gjitha këto ndërhyrje arkitekturale janë bazuar në fotografitë dhe dokumentet e vjetra të ndërtesës dhe gjurmët e gjetura në lokacion, gjithëmonë në konsultime të vazhdueshme me ekspertë dhe institute të lidhura me trashëgiminë.