2016
jaki grill
Gjakovë
Investim Privat
Dizajni i Enterierit
264 m2
Ky projekt u konceptua në bazë të karakterit tradicional të restoranit dhe kërkesave të klientit, prandaj materialet e përdorura në ambientet e brendshme të ketij lokali janë të dizajnuara për të krijuar një atmosferë komode me karakter tradicional. Druri dhe tulla u zgjodhën në bazë të karakterit të arkitekturës tradicionale të qytetit ndërsa ngjyra e bardhë, për të ekuilibruar këto dy materiale. Kujdes i veçantë i është kushtuar detajeve si krijimi i vjetërsisë së drurit, teksturës së murit dhe oxhakut si element qendror i dhomës tradicionale (oda).
Salla kryesore e restorantit, në katin e parë, ka një hapje të madhe drejt peizazhit natyror që shtrihet para tij, i cili mund të hapet dhe të shndërrojë restorantin në një hapësirë shtëpi - natyrë. Enterieri është realizuar me ndihmën e mjeshtrave vendas, si zdrukthëtarët dhe muratorët të cilët kanë njohurinë tradicionale në fushat e tyre përkatëse.