



2008
Instituti i forenzikËs dhe psikiatrisË
Prishtinë
Zyra e Unionit Evropian
Dizajni Arkitekturor
Ky institut është i dedikuar për individët të dënuar për krime me probleme psiqike, prandaj siguria ka qenë faktori kryesor kur është konceptuar dizajni arkitekturor.
Objekti ka një kat me hapësira të shpërndara dhe shtrira gjerësisht rreth oborrit të brendshëm. Oborri është projektuar si një hapësirë e e jashtme e kontrolluar për të dënuarit, por në të njëjtën kohë i jep dritë hapësirave rreth tij. Hapësirat e personelit mjekësor, njësoj si dhomat e pacientëve janë të ndriçuar në mënyrë të barabartë dhe të mjaftueshme për të krijuar ambiente të mira pune dhe për të ndihmuar pacientët e dënuar të përmirësojnë dhe të ruajnë performancën e tyre psikologjike.
Sfida e këtij projekti ka qenë sigurimi i materialeve dhe mobiljarit të qëndrueshëm, lehtë për tu mirëmbajtur dhe adekuat natyrën senzitive të këtij instituti, me theks të veçantë në dhomat e pacientëve.
2800 m2