top of page

2016

Klinika Europiane 

Gjakovë

Investim Privat

Dizajni Arkitektonik, Ndërtimi dhe Mbikqyrja

1894 m2

Objekti gjindet në një lagje me shtëpi në rradhë, pranë Spitalit Qëndror të qytetit, lagje e njohur si lagjja e spitalit, për këtë arsye, pjesa më e theksuar e objetit është fasada e rrugës.

Bazuar në kërkesën e klientit, projekti u organizua për të akomoduar një klinikë gjinekologjike dhe një laborator mikrobiologjik. Rreth 2/3 e hapësirës është e destinuar të përdoret nga klinika, ndërsa 1/3 nga laboratori. Kjo kërkesë ishte principi kryesor i projektimit, duke filluar nga shpërndarja funksionale e deri te kompozimi i fasadës. Hapësira e klinikës varion me dhoma të vogla dhe të mesme të vizitave mjekësore deri në dhoma të mëdha operuese dhe të lindjes, me cilësi të lartë të kualitetit hapësiror, të ndriçuar dhe ventiluar në mënyrë natyrale. Pjesa e jashtme dhe materialet janë modeste me qëllim të interpolimit në kontekstin ekzistues të shtëpive të banimit. Ndërtesa plotëson të dyja funksionet në mënyrë të përsosur, me cilësi të hapësirës dhe buxhet modest.

bottom of page