1/11

2020

vila park

Prizren

Investim Privat

Dizajni i Enterierit

Bujtina Vila Park ndodhet në rrugën Prizren - Prevallë, në Prizren. Ndërtesa është e vendosur në një livadh në një kodër të rrethuar me gjelbërim dhe bimësi. Projekti është një përzierje e konceptit të një bujtinës dhe shtëpisë dimrore (kabinës).

Bujtina ka pamje të zgjeruara drejt peisazheve të Prevallës, me hyrje të veçantë nga restoranti ekzistues, duke funksionuar në mënyrë të pavarur. Hapësira brenda (veçanërisht dhomat) janë ideuar për të dhënë ndjesinë e një arratisjeje dimërore me rehati, komoditet dhe ambient tradicional / lokal.

Materialet ndërtimore si guri, druri dhe gëlqerja përdoren në brendësi për të harmonizuar dhe plotësuar natyrën e kontekstit. Hapësirat e brendshme kanë këtë gamë materialesh për të krijuar ndjesinë e shtëpisë.

465 m2