1/13

2020

BUJTINA

Toka jonË

Gjakovë

Investim Privat

Enterier

 820 m2

Bujtina Toka Jonë ndodhet në fshatin Guskë, në Gjakovë. Lokacioni ngritet nga një rrafshinë në një kodër të rrethuar me gjelbërim dhe bimësi. Ndërtesa do të ngrihet në pjesën e kodrës në mënyrë të shfrytëzimit të pamjeve të bukura përpara objektit. Projekti është një përzierje e konakut, agroturizmit dhe konceptit të ushqimit të ngadaltë (ushqim lokal dhe ruajtje e traditës në gatim), me karakter tradicional por me  interpretimin bashkëkohor.

Restoranti ka pamje të zgjeruara përpara me plantacione mollësh dhe plantacione të rrushit në pjesën e pasme të ndërtesës, me hyrje të veçantë për të funksionuar pavarësisht nga bujtina. Hapësirat e brendshme (veçanërisht dhomat) janë krijuar për të dhënë ndjenjën e një fundjave në shtëpinë e gjyshes në fshat me një komoditet, ngrohtësi dhe ambient tradicional / lokal.

Materialet si guri, druri dhe gëlqerja janë përdorur në ambientet e brendshme si dhe të jashtme për tu harmonizuar me natyrën, në një qasje joozurpuese por përkundrazi duke e komplimentuar natyrën dhe kontekstit. Hapësirat e brendshme kanë përdorim të ngjashëm të materialeve për të pasur të njëjtin perceptim të hapësirës dhe në përputhje me karakterin tradicional. Për më tepër, materialet ekzistuese nga ndërtesat e tjera janë ripërdorur në pjesë të caktuara të enterierit dhe elementeve të ndryshme arkitektonike.