top of page

2019

NDËRTESË banesorE dhe komercialE

Gjakovë

Investim Privat

Projekti Ideor dhe Kryesor

6700 m2

Ndërtesa është e vendosur në një lagje periferike të qytetit. Ajo përbëhet nga hapësirat tregtare, në katet e para dhe apartamente banimi sipër. Blloku i apartamenteve, ka garazhë të përfshirë brenda në bodrumin e ndërtesës. Matrica funksionale u organizua bazuar në formën e lokacionit, karakteristikat kontekstuale dhe parametrat e planit urban të parashikuar për këtë zonë. Një faktor tjetër ndikues në dizajnin arkitekturor ishte tipologjia e apartamenteve, bazuar në standardet e hapësirave të banimit kolektiv dhe kërkesat e klientëve, duke krijuar hapësira të shëndetshme dhe frymëzuese për jetesë. Hapësirat tregtare janë të bollshme dhe me lartësi dyfishe të hapësirës.

Fasada ballore është vizualisht transparente, për shkak të funksionit komercial (showroom) dhe domosdoshmërisë për audiencë dhe dukshmëri.

Shprehja e jashtme e ndërtesës është një pasqyrim i funksionaliteteve të brendshme, në përputhje me zonën përreth. Materialet e përdorura në këtë projekt krijojnë një shprehje modeste të fasadës në lidhje me kontekstin periferik, me një lojë të ngjyrës hiri, për të krijuar kontraste, thellësi dhe theks volumetrik.

bottom of page