top of page

2015

Bllok 

Apartamentesh

Gjakovë

Investim Privat

Dizajni Arkitektural, Ndërtimi dhe Mbikqyrja e punimeve

1580 m2

Ky bllok apartamentesh banimi është ndërtuar (si vazhdimësi) në indin urban të ndërtuar në vitet 60ta të përbërë nga blloqe moderne apartamentesh prej 3 deri në 4 kate, të ndërtuara në të dy anët e një rrugës kryesore. Kjo karakteristikë e kontekstit ishte një variabël dhe mësim i rëndësishëm gjatë dizajnimit të kësaj ndërtese.

Dizajni arkitekturor u bazua në formën e parcelës, orientimin kardinal dhe parametrat e paracaktuara të planit urban të parashikuar për këtë zonë banimi. Një faktor tjetër ndikues në dizajnin arkitekturor ishte tipologjia e apartamenteve bazuar në standardet e hapësirave të banimit kolektiv dhe kërkesat e klientëve, duke krijuar hapësira të shëndetshme dhe frymëzuese për jetesë.

Eksterieri i ndërtesës është një reflektim i funksionaliteteve të brendshme, në përputhje me zonën përreth, prandaj ndërtesa duket se ka një dizajn të përulur që plotëson karakterin arkitektonik të zonës.

bottom of page