




2008
Bllok
Apartmentesh
Prishtinë
Investim Privat
Dizajni Arkitektural, Ndërtimi dhe Mbikqyrja e punimeve
5600 m2
Ky projekt është objekt i përmasave të madha, i ndarë në dy blloqe me mbi gjithësej 40 apartamente dhe disa hapësira komerciale që mbulojnë një hapësirë prej më shumë se 5600 metra katrorë.
Dizajni arkitekturor u bazua në formën e parcelës, orientimin kardinal dhe parametrat e paracaktuara të planit urban të parashikuar për këtë zonë banimi. Një faktor tjetër ndikues në dizajnin arkitekturor ishte tipologjia e apartamenteve bazuar në standardet e hapësirave të banimit kolektiv dhe kërkesat e klientëve, duke krijuar hapësira të shëndetshme dhe frymëzuese për jetesë.
Shprehja e jashtme e ndërtesës është një reflektim i funksioneve të brendshme, thjeshtë dhe në përputhje me karakterin e lagjes.