top of page

2018

AVENUE 91

Gjakovë

Investim Privat

Dizajn i Enterierit

285 m2

Avenue 91 është një përzirje e lounge (dhomë ndeje) dhe restorantit, e cila gjindet në qytetin e Gjakovës. Gjysma e hapësirës është terracë e mbuluar, e cila gjatë kohës së verës mund të hapet plotësisht për të krijuar një restorant të hapur në formë të oborrit, ndërsa gjysma tjetër e restorantit ka hapje të mëdha të cilat të palosura mund të krijojnë një hapësirë ​​gjysmë të hapur. Organizimi hapësinor u bazua në krijimin e zonave me karaktere të ndryshme brenda një hapësire të vetme, duke plotësuar kërkesat dhe disponimin e çdo personi që viziton këtë restorant. Fleksibiliteti i hapësirës ofron akomodim të grupe të mëdha, të mesme dhe të vogla ose individ. Paleta e ngjyrave të përdorura përgjatë hapësirës u frymëzua nga atmosfera e vjeshtës kur edhe filloi procesi i dizajnimit. Ngjyrat në kombinim me reliefin e mureve, planet vertikale dhe vegjetacioni ndihmojnë për të ndarë hapësirën fizikisht dhe mentalisht. Mobiliari është i punuar me porosi në mënyrë që të përshtatet më së miri me kërkesat hapësinore të lokalit.

bottom of page